Milan vazhdon formën e mirë në Serie A, mposht edhe Spezian

Milan vazhdon formën e mirë në Serie A, mposht edhe Spezian

Milan ka marrë një tjetër fitore në Serie A, kësaj radhe duke mposhtur skuadrën e Spezias.

‘Rossoneri’ kanë shënuar fitore 1:2, në një ndeshje ku Brahim Diaz doli të ishte heroi, me golin e shënuar në fundin e takimit, shkruan Periskopi.

Milan kalonte në epërsi në minutën e 48’ të takimit, me Daniele Maldini që shënoi golin e parë me fanellën e Milan, në ndeshjen debutuese në Serie A.

Vendasit reaguan në minutën e 80’, me Verde, por Milan nuk u dorëzuan deri në fund dhe shënuan edhe një herë.

Ishte minuta e 87’ kur spanjolli Brahim Diaz doli në skenë dhe shënoi golin e fitores për Milan, për shifrat 1:2.

Skuadra e Piolit tashmë është lidere me 16 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Spezia mbanë pozitën 17 me 4 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: