Milani shpëton fytyrën: Barazon krejt në fund kundër Torinos, ndeshja në vazhdime

Milani shpëton fytyrën: Barazon krejt në fund kundër Torinos, ndeshja në vazhdime

Milani ka barazuar në kohën e rregullt si nikoqir i Torinos në “San Siro”, me rezultat 2-2, në kuadër të çerekfinales së Coppa Italia.

Ishte një barazim shumë i mirëseardhur për “Rossonerët”, të cilët pavarësisht se avancuan pas vetëm 12 minutave lojë përmes Bonaventuras, e gjetën veten në disavantazh me dy gola të Bremerit në minutat 34’ dhe 71’.

Kur u duk se nikoqirët do të pësonin një humbje zhgënjyese, Calhanoglu përmes një goditjeje, të devijuar, shënoi për 2-2 në minutën e parë të lojës shtesë.

Ndeshja tash shkon në vazhdime, ku do të mësohet fituesi, ose nga penalltitë nëse nuk ndryshojnë gjërat në rezultat. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: