Ministër Mehaj: Nuk biem pre e kërcënimeve dhe shantazheve të Serbisë

Ministër Mehaj: Nuk biem pre e kërcënimeve dhe shantazheve të Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka siguruar qytetarët e Kosovës se situata është nën kontroll dhe se Kosova nuk provokohet nga fjalët që vijnë prej Serbisë.

“Gjeopolitikisht situata ka ndryshuar në shumë vende ne nuk biem pre e fjalëve, kërcënimeve shtantazheve të rreme siç ka bërë Serbia në gjithë këto vite. Ne e ruajmë gjakftohtësinë, Kosova është e sigurt, i ka institucionet e sigurisë dhe ne jemi në bashkëpunim të mirëfilltë me KFOR-in”.

Këtë deklaratë ai e bëri para gazetarëve derisa po raportonte për punën e tij njëvjeçare në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai ka akuzuar Serbinë për tendencë të destabilizim të rajonit, duke e quajtur edhe si “kanceri i Ballkanit” që gjithmonë ka shkaktuar luftëra në rajon.

“Prej Sllovenisë kanë krijuar luftë, në Bosnje, Kroaci, në Kosovë që e kemi pasur luftën e fundit, por ju e keni parë ndërhyrje politike në Mal të Zi”.

Mehaj gjithashtu ka siguruar se organet e sigurisë kosovare kanë kontrollin e duhur në tërë vendin.

“Ppolicia është në dijeni, inteligjenca policore, doganat, AKI, i kanë informatat e duhura dhe ndërmarrin veprimet e duhura”.

Shpërndaje në: