Ministri çek: Asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës

Ministri çek: Asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës

Nuk ka asnjë arsye për të tërhequr njohjen e Kosovës, deklaroi sërish sot ministri i Jashtëm çek, Tomas Petricek, sipas lidovky.cz, që i referohet agjencisë çeke të lajmeve, CTK.

”Politika jonë e jashtme duhet të ketë vazhdimësi dhe qartësi”, theksoi ai.

Ky ishte një reagim ndaj deklaratës së djeshme nga kryeministri Andrej Babis se kjo temë duhej të diskutohej në takimin e muajit tetor të zyrtarëve të lartë kushtetues.

”Ne e njohëm Kosovën ‘de jure’… Unë jam i gatshëm ta diskutoj çështjen me kryeministrin dhe zyrtarët kushtetues dhe do të paraqes argumentet e mia. Jam i bindur që politika jonë e jashtme duhet të ketë vazhdimësi dhe qartësi”, theksoi ai.

Presidenti çek, Milos Zeman tha javën e kaluar gjatë një vizite në Serbi se ai do të dëshironte të diskutonte me zyrtarët e lartë kushtetues mundësinë që Republika Çeke të rishikonte njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

 

Shpërndaje në: