Ministri Demolli raporton para Komisionit për Punë të Jashtme

Ministri Demolli raporton para Komisionit për Punë të Jashtme

Ministri ka theksuar se edhe në pakon e Ahtisarit është e përcaktuar se vendi ynë në të ardhmen duhet të ketë forcat e saja për mbrojtjen e vendit.

“Qeveria në programin e saj ka si prioritet transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë Demolli.

Ai ka theksuar se Ministria e FSK-së ka hartuar dy dokumente që kanë të bëjnë me procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

“Kemi hartuar amendamentet kushtetuese me të cilat synohet ndryshimi i statusi të FSK-së dhe transformimi në FAK, dhe këto amendamente i kemi dorëzuar Gjykatës Kushtetuese, dhe ajo na ka dhënë dritën e gjelbër. Dokumenti i dytë është draft- ligji për transformimin e FSK-së në FAK”, ka thënë Demolli, transmeton Telegrafi.

Demolli ka theksuar se draft- ligjin për transformimin e FSK-së ia kanë dorëzuar qeverisë më 5 mars 2015, dhe se i njëjti asnjëherë nuk është përcjell në Kuvend dhe si i tillë u është kthyer mbrapa.

Ministri ka shtuar po ashtu se për shkak të mos gatishmërisë së deputetëve serbë nuk janë futur në rend dite në Kuvend këto dy dokumente.

“Si MFSK kemi kontaktuar me deputetë të pozitës dhe opozitës dhe me deputetë të komunitetit jo serb, dhe të gjithë kanë tregu gatishmëri që të votojnë amendamentet kushtetuese për formimin e FAK-ut pas asnjë kusht të vetëm”, theksoi Demolli.

Ministri tregoi se pavarësisht nga ngecjet në rrafshin politik, Ministria e FSK-së ka punuar dhe është duke punuar në procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

Demollli shtoi se kanë paraparë që procesi i transformimit të FSK në Forca të Armatosura të zgjatë 10 vjet dhe se numri i ushtrave të rritet nga 2500 sa është tani në 5000.

Ai ka shtuar se kanë planifikuar edhe buxhetin e tërësishëm për transformimin e FSK-së dhe se qeveria ka garantuar se do ta përkrah financiarisht tërë procesin e transformimit. /Telegrafi/

Shpërndaje në: