Ministri Gashi përgëzon Lorianën pas suksesit në Gjeorgji: Lori e artë

Ministri Gashi përgëzon Lorianën pas suksesit në Gjeorgji: Lori e artë

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix, në Gjeorgji, pasi e mposhti xhudisten kubanen Kaliema Antomarchi në finale të dielën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e dytë nga ky turne.

Urimeve ndaj Loriana Kukës i është bashkangjitur edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai e ka uruar Kukën dhe e ka quajtur “Lori e artë”.

“Lori e artë. Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Urime”, ka shkruar Gashi në facebook./Periskopi/

Shpërndaje në: