Ministria e Kulturës ka paguar gjysmë milion euro për një hapësirë private që s’u shfrytëzua kurrë

Ministria e Kulturës ka paguar gjysmë milion euro për një hapësirë private që s’u shfrytëzua kurrë

Ministria e Kulturës ka paguar gjysmë milion euro për një hapësirë private që s’u shfrytëzua kurrë.

Stafi i Ministrisë së Kulturës vazhdon punën në këtë objekt. E krahas kësaj, ky institucion ka paguar gjysmë milionë euro për  një hapësirë private, e cila nuk ishte shfrytëzuar kurrë nga ta.

Kjo pasi që në kohën kur këtu planifikohej të ndërtohej ‘Pallati Presidencial’, ishte lidhur kontratë për qira.

Mirëpo stafi s’u zhvendos asnjëherë, por barra financiare i mbeti shtetit.

Përderisa dikush pagoi qira pa e shfrytëzuar hapësirën, ministria e Bujqësisë paguan çdo muaj për objektin privat në të cilin është vendosur në vitin 2019.

Por, detyrimet financiare të shtetit janë edhe më të larta, sepse disa institucione vazhdojnë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre në objekte private.

Në mesin e tyre edhe Administrata Tatimore e Kosovës, që siç është raportuar, është institucioni për të cilin paguhet më së shumti për qira.

Por, kur erdhi në krye të ekzekutivit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte premtuar që qeveria do të ketë prioritet që asnjë institucion publik të mos vendoset në objekte private.

E se duhet të mirren masa të menjëhershme po thonë njohësit e ekonomisë.

Ekonomisti Jakup Bellaqa propozon që institucionet të vendosen në objekte të përbashkëta.Për të paguar qiranë për objekte private, shteti çdo vit ka paguar rreth dy milionë euro.

 

Shpërndaje në: