Ministria e Shëndetësisë: Ka vdekur një person nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të pandemisë Covid-19 në vendin tonë.
Përgjatë këtij 24 orëshi, plot 8 qytetarë janë infektuar me Covid derisa 9 të tjerë janë shëruar.
Për fat të keq, pandemia i ka marrë jetën një personi.
Të dhënat me detaje:
30 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 320