Ministrja Dhurata Hoxha i blen telefon vetes me para të shtetit (Dokument)

Ministrja Dhurata Hoxha i blen telefon vetes me para të shtetit (Dokument)

Rreth 1 mijë euro janë shpenzuar nga “kuleta’ e shtetit për ta pajisur me telefon Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhën. Në Ministri thonë se deri tash Hoxha nuk ka blerë telefon me para të shtetit, dhe se tani po ka nevojë për një të tillë që të kryejë punët e përditshme.

Dhurata Hoxha ka rreth një javë që është pajisur me telefon të ri. Madje, jo të çfarëdo lloji.Vetëm për telefonin e Hoxhës, janë shpenzuar afër 1 mijë euro nga buxheti i shtetit më të varfër në rajon.

Kështu thuhet në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar Ministria e Integrimeve Evropiane në faqen publike të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik(KRPP).

E se ky telefon është blerë për Ministren Hoxha, e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Shpërndaje në: