Ministrja e Sportit në Francë i reagon ashpër Gjokoviqit, tenisti kritikohet për mesazhin drejtuar Kosovës

Ministrja e Sportit në Francë i reagon ashpër Gjokoviqit, tenisti kritikohet për mesazhin drejtuar Kosovës

Mesazhi politik i Novak Gjokoviqit për Kosovën në French Open ishte “i pavend” dhe “nuk duhet të përsëritet”, thotë ministrja francez e sportit.

Amelie Oudea-Castera tha se duhet të ketë rregullore dhe neutralitetit për fushën e lojës.

Serbi Gjokoviç ka shkruar në objektivin e kamerës “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën” .

Bëhet fjalë për tensionin e fundit në Kosovë që po ndodhin në pjesën veriore.

“Kur keni mesazhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mesazhe që i bashkojnë njerëzit rreth vlerave universale, një sportist është i lirë t’i shprehë ato,” i tha Oudea-Castera transmetuesit France 2.

“Por në këtë rast ishte një mesazh shumë aktivist, që është shumë politik. Nuk duhet të përfshiheni, sidomos në rrethanat aktuale dhe nuk duhet të përsëritet më”, vazhdoi ajo.

Gjithashtu, Komiteti Olimpik i Kosovës kanë kërkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të hapë procedura disiplinore kundër Gjokoviqit, duke e akuzuar atë për nxitje të tensioneve politike.

“Novak Gjokovic ka promovuar edhe një herë propagandën e nacionalistëve serbë dhe ka përdorur platformën sportive për ta bërë këtë,” tha Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Shpërndaje në: