Ministrja gjermane: Herët është për të thënë se Ukraina po e fiton luftën

Ministrja gjermane: Herët është për të thënë se Ukraina po e fiton luftën

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht ka thënë se është ende herët për të folur për një pikë kthese në luftën Rusi-Ukrainë, pavarësisht sukseseve të fundit të Ukrainës në terren. Megjithatë, ajo përsëriti vendosmërinë e Gjermanisë për të vazhduar mbështetjen e luftës së ukrainasve.

“Është e vështirë të vlerësohet për momentin nëse Ukraina po e fiton luftën, sepse ne nuk e dimë se si do të reagojnë rusët tani”, tha Lambrecht për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se këto janë suksese të qarta, të cilat sigurisht kontribuojnë në destabilizimin e Rusisë.

Sukseset e ushtrisë ukrainase kanë çuar në dobësimin e forcave ruse dhe tregojnë se ukrainasit janë pozicionuar shumë mirë taktikisht dhe janë në gjendje të zmbrapsin sulmet me sukses që askush nuk do ta priste, shtoi ministrja e mbrojtjes dhe premtoi ndihmë të mëtejshme ushtarake.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës pajisje dhe gjeneratorë të përshtatshëm veçanërisht për dimër.

 

 

 

Shpërndaje në: