Mirena: Vjosa Osmani sonte foli si deputete, jo si kandidate për kryeministre

Mirena: Vjosa Osmani sonte foli si deputete,  jo si kandidate për kryeministre

Analisti Ilir Mirena e vlerëson si të dështuar performancën e kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanit, sonte në Debat Plus.

Mirena ka thënë se ka qenë zhgënjyese paraqitja  e saj. Sipas Mirenës, Osmani as nuk e sulmoi PDK’në, siç jemi mësuar ta dëgjojmë.

‘’Vjosa ka performu shumë dobët.Ska qenë në gjendje të përgjigjet në  pyetje shumë esenciale. Nuk  e ka sulmuar PDK’në. Ndoshta ka fillu me kuptu se qysh bëhet edhe politika në këtë vend. Kumedit se ndoshta përfundon nesër me ta’’, tha Mirena.

Mirena shton se Osmani sonte foli si deputete, e jo si kandidate për kryeministre.

‘’E kam dëgju me vëmendje. Ka shumëcka të paqartë, ka përgjithësime për gjitha temat. Për ekonominë nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme. Kjo është dëshpëruee. Ska folë për drejtësinë. As për arsimin. Performanca sonte, një zhgënjim. Pritjet kanë qenë më të mëdha.Ka dështu drastikisht./PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: