Mirena: VV’së më 14 shkurt i ra 7’shi në loto, të vetmin bastion e ka Albin Kurtin

Mirena: VV’së më 14 shkurt i ra 7’shi në loto, të vetmin bastion e ka Albin Kurtin

Analisti Ilir Mirena duke komentuar situatën e zgjedhjeve lokale, veçanërisht në rastin e Lëvizjes Vetëvendosje, mendon se kjo parti nuk ka bastione.

Mirena thekson se Vetëvendosjes i ra lotoja më 14 shkurt.

‘’VV’së i ka ra 7’shi në lloto më 14 shkurt. Kurtin kur e dëgjojmë me këto broqkullat e tij, vec njerëzit më naivë munden me i besu. Kurti po mundohet me repliku 14 shkurtin. Bastionet në vete s’kanë asgjë të keqe dhe ekzistojnë në secilin shtet që ka traditë shekullore’’, tha Mirena në Debat Plus.

‘’Çka e dallon situatën tek ne, partitë tradicionale kanë bastione të veta. S’ka me  i dhezë sepse VV sot s’e ka asnjë bastion të vetin. Bastion i vetëm i VV’së është Albin Kurti’’, shtoi ai./PERISKOPI/

 

 

 

 

Shpërndaje në: