Mitrovicë: Motra dhe kunata e Armend Mujës s’arrijnë të bëhen asambliste

Mitrovicë: Motra dhe kunata e Armend Mujës s’arrijnë të bëhen asambliste

Në garën për asamble komunale në Mitrovicë ishin edhe Adelina Muja Brahimi, motra e deputetit Armend Muja, dhe Adelina Syla Muja, gruaja e vëllait të tij.

E siç duket asnjëra nga to nuk kanë marrë numrin e nevojshëm të votave për të siguruar ulëse në asamble, shkruan Jepi Zë.

LVV në Mitrovicë fitoi rreth 30% të asamblesë komunale me rreth 8308 vota.

Kurse motra e Mujës, Adelina Muja Brahimi, e cila garonte me VV, mori vetëm 110 vota. Numër të bollshëm votash nuk siguroi as kunata e tij, Adelina Syla Muja, e cila garonte me Partinë e Drejtësisë./jepize/

Shpërndaje në: