Mjekja shqiptare ftohet nga Mbreti Charles për të marrë pjesë në ndarje të çmimeve

Mjekja shqiptare ftohet nga Mbreti Charles për të marrë pjesë në ndarje të çmimeve

Onkologia shqiptare, Ernese Xhafa-Hamiti, është ftuar nga Mbreti Charles për një çmim që do të jepet në Pallatin e Shën Jakobit nga vet Mbreti.

Kështu ka bërë të ditur vet doktoresha përmes një postimi në Facebook, e cila u shpreh tejet e lumtur për këtë mundësi.

Ndryshe, Xhafa-Hamiti është një onkologe shumë e vlerësuar me ekspertizë në trajtimin e problemeve komplekse onkologjike dhe mjekësore tek pacientët me kancer, veçanërisht tumoret malinje të gjirit dhe mushkërive.

Ajo përfundoi studimet e saj në mjekësi në Universitetin e Prishtinës, dhe trajnimin në UCLH, Imperial dhe St Bartholomew’s, të ndjekur nga trajnimi pasuniversitar në Institutin e Kërkimeve të Kancerit (ICR).

Ajo është anëtare e Kolegjit Mbretëror të Mjekëve në Londër, Shoqatës së Mjekëve të Kancerit dhe Shoqatës Evropiane të Onkologëve Mjekësorë.

Shpërndaje në: