MKRS shpërblen kampionet Olimpike

MKRS shpërblen kampionet Olimpike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka dhënë shpërblimet shtetërore për kampionet Olimpike, Distria, Nora dhe Driton Kuka.

Shteti i Kosovës i ka shpërblyer sot kampionet olimpike dhe trajnerin e tyre për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta olimpike duke shkëlqyer në sportin e xhudos.

Dhe sot, ato, së bashku me trajnerin Driton Kuka, i morën shpërblimet shtetërre.

Me këtë rast, për medalje të artë ato do t’i marrin nga 100 mijë euro, kurse trajneri i tyre nga 50 mijë për secilën medalje.

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku e bëri ndarjen e shpërblimeve shtetërore.

Ai insiston se xhudistet në fjalë janë krenaria e Kosovës dhe u zotua se asnjëherë nuk do të ndihmojë përkrahja për sportistët.

Nora Gjakova e falënderoi ministrin dhe shtetin, i cili iu ka dalë gjithmonë në ndihmë atyre.

Edhe Distria Krasniqi e shprehu falënderimin për këtë shpërblim të merituar.

Sipas saj, mundi i sportistëve fatmirësisht po shpërblehet nga shteti.

Ndërkohë, trajneri Driton Kuka është zotuar se do ta vazhdojë rrugën drejt suksesit përkundër pengesave nëpër të cilat po hasin sportistët shkaku i politikës.

Shpërndaje në: