Mohamed Salah pozitiv me Covid-19

Mohamed Salah pozitiv me Covid-19

Duket se lajmet e këqija nuk kanë të ndalur për Liverpoolin në këtë pushim internacional.

Pas lëndimit të rëndë që mbrojtësi anglez, Joe Gomez, pësoi në stërvitje me Kombëtaren e “Tre luanëve”, një lajm i keq vjen nga federata egjipitane.

Sipas një njoftimi të publikuar në media sociale, anësori Mohamed Salah është infektuar me koronavirus dhe është futur në karantinë.

“Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është testuar pozitiv me koronavirus dhe është futur në karantinë. Salah është asimptomatik ndërkohë lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativ” – thuhej në njoftimin e Federatës së Egjiptiti.

Shpërndaje në: