Molliqaj: Kurti si vazhdimësi politike e veriut të ndarë

Molliqaj: Kurti si vazhdimësi politike e veriut të ndarë

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj ka shkruar për vendimin e Gjykatës Themelore kundër pagesës së rrymës në veri, duke thënë se avazin e njëjtë po e vazhdon edhe Qeveria Kurti.

Ja postimi i plotë:

Kurti si vazhdimësi politike e veriut të ndarë

Gjykata Themelore në Prishtinë paska vendosur kundër pagesës së rrymës për 4 komunat veriore. Aktgjykimi i sotëm vlen për faturat e periudhës kohore 2012-2017.

Të njëjtin avaz e ka vazhduar edhe Qeveria e “ndryshimit të madh”. Në maj të këtij viti Qeveria ndau 11 milionë euro për të paguar faturat e papaguara të katër komunave në veri. Me 7 maj, bashkë me aktivistë të PSD-së ishim arrestuar duke protestuar kundër vazhdimit të “gjakderdhjes financiare”.

Vendimi i sotëm e bën praktikisht të paligjshëm edhe vendimin që u mor në maj. Ky vendim duhet të zhbëhet sa më parë. Përndryshe, një padi për këtë çështje do ta kemi shumë shpejt.

Shpërndaje në: