Momenti kur polici i Kosovës e përzë zyrtarin e lartë të Crvena Zvezdës: S’mund të kaloni

Momenti kur polici i Kosovës e përzë zyrtarin e lartë të Crvena Zvezdës: S’mund të kaloni

Skuadrës serbe të futbollit, Crvena Zvezda, i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës pasi u planifikua një ndeshje ilegale kundër të ashtuquajturës Trepça, nga veriu i Mitrovicës.

U nisën deri në kufi dhe, ashtu edhe siç parashikohej, u kthyen prapa nga Policia e Kosovës, raporton Periskopi.

Tani, janë publikuar pamje nga momenti kur menaxheri i përgjithshëm i Zvezdës, Zvezdan Terzic, u përpoq ta kalonte kufirin.

Ai u ndal në pikën kufitare nga Policia e Kosovës, me zyrtarin doganor që pasi shikoi dokumentet e tij, i tha se nuk mund të kalojë.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: