Momenti kur Roy Keane refuzoi t’ia zgjaste dorën Ronaldos dhe Diego Simeones gjithmonë do të mbetet epik

Momenti kur Roy Keane refuzoi t’ia zgjaste dorën Ronaldos dhe Diego Simeones gjithmonë do të mbetet epik

Roy Keane ka ndryshuar shumë pak që prej kur u pensionua nga futbolli më 2006.

Duhet të ketë qenë kundërshtar i tmerrshëm dhe ende është i frikshëm në rolin e tij si analist, transmeton Periskopi.

Legjenda e Manchester Unitedit, e drejtë të themi, nuk e ka humbur mprehtësinë derisa po i afrohet moshës 50-vjecare.

Një prej arsyeve kryesore pse Keane rrëmben kryetitujt është sepse ai asnjëherë nuk frikësohet ta thotë atë që mendon.

Një prej momenteve më epike të tij si futbollist erdhi në vitin 1999, kur Manchester United u ndesh me Interin e Ronaldos dhe Diego Simeones në Champions League.

Keane, që udhëhiqte Unitedin si kapiten, u rendit për të shtrënguar duart me kundërshtarët para se të arrinte te Simeone dhe Ronaldo.

Të dy jug-amerikanët po i tërhiqnin qorapet dhe ju mund ta imagjinoni cka ishte duke menduar Keane në lidhje me këtë.

Në sytë e tij, sigurisht se duhet të ketë qenë mungesë respekti.

Dhe si reagoi keane? Epo, ai thjesht kaloi pranë tyre si pranë varreve, madje pa i shikuar fare.

Shikoni pamjet më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: