Monaco ia hupë busullën PSG-së: Nga disavantazhi 2-0, kthehet dhe fiton ndeshjen

Monaco ia hupë busullën PSG-së: Nga disavantazhi 2-0, kthehet dhe fiton ndeshjen

Monaco ka arritur të shkaktojë sensacion kundër Paris Saint-Germainit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.

Mysafirët po avanconin 2-0 pas pjesës së parë, falë dy golave nga Kylian Mbappe në minutat 25′ dhe 37′, shkruan Periskopi.

Mirëpo, në pjesën e dytë Monaco u rikthye fuqishëm, duke barazuar rezultatin përmes dy golave nga Kevin Volland në minutat 52′ dhe 66′.

Goditjen përfundimtare parisienëve ia dha Cesc Fabregas, i cili realizoi për 3-2 nga penalltia në minutën e 84-t.

Pas kësaj fitoreje, Monaco zë pozitën e dytë dhe i afrohet në vetëm katër pikë diferencë PSG-së, e cila kryeson me 24 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: