Morën ryshfet dhe falsifikuan dokumente, dënohen me burg dy persona

Morën ryshfet dhe falsifikuan dokumente, dënohen me burg dy persona

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar dy persona për veprën penale marrje ryshfeti, shpërdorim i pozitës zyrtare, falsifikim i dokumenteve zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë dhe mashtrim sipas Kodit Penal të Kosovës.

I akuzuari J.I. është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për veprën penale në vazhdimësi marrja e ryshfetit dhe shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit. Në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 13.06- 1.10.2012 dhe arrest shtëpiak nga 1.10- 1.11.2012.

Për të akuzuarin J.L. është refuzuar aktakuza për veprat penale falsifikim i dokumenteve zyrtare, për shkak të arritjes së parashkrimit absolut të ndjekjes penale.

Ndërsa, I.K. është dënuar me dy vjet burg për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 11.07 – 01.10.2012 dhe në arrest shtëpiak nga data 01.10 -10.11.2012.

I pandehuri tjetër SH.B. është dënuar me një vit e dy muaj burg për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë dhe mashtrim, ndërsa V.N. është liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës në mungesë provash.

Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt civil-juridik.

Shpërndaje në: