Mot me shi, diell, vranësira dhe rrufe

Mot me shi, diell, vranësira dhe rrufe

Në Kosovë sot do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik thuhet se një mot afërsisht i ngjashëm do të jetë deri në fundjavë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë”, thuhet në njoftim,

Shpërndaje në: