Mourinho e mban premtimin, i blen kofshe derri mbrojtësit spanjoll

Mourinho e mban premtimin, i blen kofshe derri mbrojtësit spanjoll

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka mbajtur premtimin ndaj Sergio Reguilonit dhe ia ka blerë një kofshe derri me çmim prej rreth 600 eurosh, për paraqitjen e mrekullueshme që e bëri në fitoren kundër Manchester City.

Mbrojtësi i majtë spanjoll ishte i mrekullueshëm të shtunën, duke e mbajtur në xhep anësorin e City, Riyad Mahrez, me çka i ndihmoi Tottenhamit të fitojë 2:0 në Tottenham Hotspur Stadium.

Mahrez u përpoq ta driblojë Reguilonin katër herë dhe dështoi secilën herë. Loja e tij madhështore e mori shpërblimin e dëshiruar.

Në një reagim në Instagram, Mourinho zbuloi se i kishte premtuar përfaqësuesit spanjoll kofshe derri të shtrenjtë dhe cilësore.

“Premtimi është premtim. Më kushtoi 500 funte (rreth 600 euro) por unë i mbaj premtimet”, shkroi Mourinho në Instagram.

Shpërndaje në: