Mourinho e stopon kalimin e Zaniolos te Tottenham

Periskopi.com Sporti

Corriere dello Sport shkruan se Tottenham Hotspur kishin rënë dakord për ta blerë Nocolo Zaniolo para se Jose Mourinho ta mbyllte marrëveshjen, kështu që ata tani po përpiqen t’ia ofrojnë atij Tanguy Ndombele që ta bindin trajnerin përsëri

Ka pasur disa lajme në ditët e fundit që negociatat në mes të klubeve kanë përparuar për Zaniolon, por tregimi i fundit tregon së situata ishte edhe më afër se sa e dinim ne.

Sipas Corriere dello Sport, Tottenhami kishte arritur marrëveshje me Romën të enjten e kaluar për ta marrë Zaniolon në huazim me obligim blerje për shumën 50 milionë euro.

Zaniolo po ashtu ishte pajtuar për një pagë 4.5 milionë euro në sezon dhe për mundësinë që ai të punonte me Antonio Conte në Premier Ligë.

Megjithatë, Mourinho ndërhyri për ta bllokuar largimin dhe Zaniolo ishte bindur po ashtu nga pritja pasiononte që pati nga tifozët në Olimpico ku skuadra u prezantua si e tërësishme në ndeshjen parasezonale kundër Shakhtar Donetsk.

Roma pastaj ka telefonuar Spurs për t’i informuar ata se situata ka ndryshuar dhe ata do të pranonin vetëm 50 milionë euro, pra jo huazim apo detyrim për blerje.

Asgjë s’ka përfunduar, pasi që Radio Radio thotë se Tottenham ka ofruar para plus Ndombelen, por edhe kjo si duket është refuzuar.

Kontrata për Zaniolon, po ashtu mund të rritet në pesë milionë euro në sezon neto plus bonuset.