Mourinho në Francë? Këto janë pistat e mundshme

Mourinho në Francë? Këto janë pistat e mundshme

Jose Mourinho dëshiron të kthehet sa më parë dhe kjo pritet të ndodh qysh në verë, me spekulimet e fundit që po e lidhin atë me Francën.

”The Special Ligue 1”, e nisi me titullin e përditshmja franceze L’Equipe, duke përshkruar mundësitë e Jose Mourinho për ta marrë drejtimin e një ekip në Francë para përfundimit të këtij sezoni.

“Nëse them se nuk dua të shkoj në Ligue 1 atëherë unë nuk do të isha i sinqertë me ju”, tha Mourinho në një deklaratë të dhënë së fundmi, përcjell Periskopi.

Ndërsa gjërat qëndrojnë kështu, vetëm Paris Saint-Germain ka statusin për të tërhequr Mourinhon, por nuk kanë plane për ta larguar Thomas Tuchelin.

Kësisoji, Monaco dhe Lyon janë ekipet e vetme që mund të drejtoj ai në Francë.

Monaco sapo ka rikthyer në stol trajnerin Leonardo Jardim, teksa Lyon nuk po mendon për ndërrimin e trajnerit.

Përderisa Mourinho do të jetë i papunë, spekulimet nuk do të ndalen vazhdimisht. /Periskopi/

Shpërndaje në: