MSH merr masa të reja në lidhje me futbollin vendor: Kush tenton të hyjë në stadium, arrestohet

MSH merr masa të reja në lidhje me futbollin vendor: Kush tenton të hyjë në stadium, arrestohet

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka vendosur masa të reja për futbollin në Kosovë, duke bërë të ditur që në stadiume tash e tutje do të jenë të pranishëm vetëm futbollistët dhe stafi.

Klubi i Feronikelit me anë të një njoftimi për media, ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ju ka treguar atyre për masat e reja që janë vendosur për futbollin vendor.

Sipas këtij njoftimi, thuhet se Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër që në stadium nuk do të ketë asnjë të pranishëm, përveç futbollistëve dhe stafit.

“Të gjithë ata që tentojnë të hyjnë në stadium, do të largohen nga Policia e Kosovës me kërkesë direkt nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, prandaj për të mos ardhur deri te ajo, lusim që ndeshjen ta shikoni nëpërmjet TV”, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Feronikeli:

Ashtu siç po njoftohemi çdo ditë nga IKSHPK, numri i rasteve të reja, pozitive me COVID-19, është në rritje ditëve të fundit.

Si pasojë e kësaj, Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur masa të reja, duke kërkuar që numri i rasteve të reja të infektuara, të zbritet sa më shpejtë.

Me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, është prekur edhe Superliga e Kosovës.

Në stadium nuk do të ketë asnjë të pranishëm, përveç futbollistëve dhe stafit!

Dyert e stadiumit do të jenë të mbyllura për ndeshjen ndaj Ballkanit dhe e vetmja mundësi për ta parë ndeshjen mbetet në TV, përmes platformës Artmotion.

Të gjithë ata që tentojnë të hyjnë në stadium, do të largohen nga Policia e Kosovës me kërkesë direkt nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, prandaj për të mos ardhur deri te ajo, lusim që ndeshjen ta shikoni nëpërmjet TV.

Deri më tani, të pranishëm në stadium kanë qenë vetëm personat emri i të cilëve ka qenë në listën hyrëse, mirëpo tani me urdhërin e ri nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, nuk do të ketë listë hyrëse dhe dyert në stadium do të jenë të mbyllura për të gjithë.

Kërkojmë mirëkuptim nga ju, përkrahës të FC Feronikelit, mirëpo siguria e të gjithëve është në rend të parë dhe nuk duhet të cenohet!

Shpërndaje në: