Muharremi: Tash i gjetën mjetet për RTK’në, sadizëm i pastër qeveritar

Muharremi: Tash i gjetën mjetet për RTK’në, sadizëm i pastër qeveritar

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pasi qeveria në detyrë vendosi të ‘dorëzohet’ dhe të ndajë mjete nga kursimet për pagat e punëtorëve të RTK-së, shkruan Periskopi.

Muharremi ka shkruar se ndarja e mjeteve për RTK-në është sadizëm i pastër qeveritar.

Postimi:

Tash paskan gjetë mjetet për RTK! Duke si me qenë sadizëm i pastër qeveritar

Pas gjithë asaj maltretimi absurd, ku punëtorët e RTK-së u lanë gjata pa paga e u dhunia dinjiteti i tyre, besa disa familje ndoshta nuk kanë pas të ardhura as për barna e gjëra elementare… ja pra tash po shihet që zgjidhja paska qenë krejt kohën e mundshme.

Kjo i ngjan një forme sadizmi politik. E mban dikë nën presion e torturë sa të të teket, vetëm pse mundesh, pra abuzon me pushtetin publik, e në fund i jep atë që është detyrim ligjor, pagën që njerëzit e kanë fituar me djersë e pastaj e shesim si bamirësi.

RTK, dhe jo vetëm se kemi edhe rastin me Transportin Urban, u shndërrua në kurban të “lojës së fajsimit” se kush është fajtor për bllokadën e gjatë institucionale në Kosovë gjatë 2025.

Një gjë duhet me e kuptu mirë që qytetarët nuk hanë bash bari. Në matjen e fundit të opinionit, shumica absolute mendon se ata që e kanë pasur pushtetin, kanë marrë vota rekorde, por nuk kanë partnerë dhe nuk kanë ditur me formu shumicën, janë përgjegjësit kryesorë.

Kjo nuk mundet me i fsheh e as me u tjetërsu. As veprime të tilla të dëmshme si kjo me RTK, e as me deklarata pompoze e frikë nga Sërbia, as me spin, as me inxhinierinë sociale dhe psikologjike që po tentohet nuk ndryshon kjo asnjëherë. Faktet kanë këmbë të veta dhe ecin më shpejt se propaganda.

Shpërndaje në: