Munishi i jep leksione Xavit e Ancelottit: Unë me kon president i Barçës e Realit, nesër i kthej Messin e Ronaldon

Munishi i jep leksione Xavit e Ancelottit: Unë me kon president i Barçës e Realit, nesër i kthej Messin e Ronaldon

Emisioni “Favorit” në T7 shpalosi tema mjaft interesante në fundjavën që shkoi.

Njëra prej tyre ishte edhe ajo e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të cilët e varfëruan futbollin evropian me largimin e tyre prej këtu.

Analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi u shpreh se, nëse do të ishte president i Barcelonës apo i Real Madridit, menjëherë do t’i rikthente këta dy legjenda, për ta mbyllur në mënyrë të dinjitetshme dhe madhështore karrierën në klubet ku fituan gjithçka, shkruan “Gazeta Express”.

“Unë me kon president i Barcelonës e Realit, nesër i kthej Messin e Ronaldon”, deklaroi trajneri i njohur kosovar

Sipas tij, futbolli evropian është diçka tjetër pasi në kontinentet tjera më shumë përkujdesen për të organizuar spektakël, sesa për lojë.

E nëse në Kosovë do të organizohej një finale, Munishi thotë se për të performuar do ta ftonte MC Kreshën, i cili në njërën prej këngëve të tij e ka përmendur pikërisht analistin e emisionit “Favorit”.

Më poshtë mund ta shihni emisionin “Favorit” të plotë në Youtube.

“Unë me kon president i Barcelonës e Realit, nesër i kthej Messin e Ronaldon”, Ismet Munishi vjen me një super-ide: E kisha thirr MC Kreshën…

#T7 #favoritt7 #ismetmunishi

Posted by T7+ on Tuesday, April 30, 2024

Shpërndaje në: