Munishi pas barazimit të mërzitshëm me Dukagjinin: Na mungon koncentrimi

Munishi pas barazimit të mërzitshëm me Dukagjinin: Na mungon koncentrimi

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka reaguar pas barazimit me Dukagjinin.

“Skifterat” morën vetëm një pikë në shtëpi, ngase takimi me Dukagjinin u mbyll pa gola.

Munishi pas ndeshjes tha se lojtarët duhet të koncentrohen më shumë para golit.

“Ne në çdo ndeshje hyjmë për fitore, krijuam pak raste, por duhet të shënojmë, u mbrojt shumë mirë, me 10 futbollistë u mbrojt, ne krijuam dy-tri raste, një prej tyre është dashtë te shënojmë, ato pak raste që i ki, duhet të jetë koncentrimi më i madh”.

“Ishte një ndeshje e fortë nga të dy palët, është një kampionat i vështirë, nuk ka skuadra inferiore ose të dobëta, duhet të përgatitemi çdo javë”.

“Sot për herë të parë kemi inkuadruar Hoxhën, Calen, Prekazin që ende nuk janë në top formë, por secilën herë skuadra do të luajë më mirë. Na mungon pak koncentrimi para portës, por do të punojmë”.

Gjilani pas tre takimeve të para ka të arkëtuara pesë pikë.

Shpërndaje në: