Murati flet pas takimit me sindikatat e punonjësve privatë dhe odat ekonomike për rritjen e pagës minimale
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar mbi takimin e përfaqësuesit e sindikatave të punonjësve nga sektori privat, si dhe përfaqësuesit e odave ekonomike.
Takimi konsultativ u mbajt për të diskutuar rreth rritjes së pagës minimale.
Me këtë rast, Murati thotë se dëgjoi propozimet e përfaqësuesve të sindikatave, duke thënë se paga minimale është instrument tejet i rëndësishëm.
“…Rritja e pagës minimale duhet të marrë parasysh edhe kushtet e tregut, dhe kapacitetin absorbues nga ana e ndërmarrjeve.
Si qeveri, pagën minimale e rritëm për herë të parë pas më shumë se një dekade stagnimi, dhe premtuam që paga minimale do të rishikohej çdo vit” u shpreh Murati.
Ai shtoi se nga takimi doli i informuar dhe do t’i ketë parasysh të gjitha rekomandimet.
Ky është postimi i plotë i tij:
Paga nga 350 në 500 euro, Rafuna: Diskutim sa për sy e faqe, për pagën flasim me qeveri legjitime



