Murati ofendoi veteranët e UÇK-së, PSD kërkon nga qytetarët t’i shkruajnë në numrin e tij për dorëheqje nga pozita

Murati ofendoi veteranët e UÇK-së, PSD kërkon nga qytetarët t’i shkruajnë në numrin e tij për dorëheqje nga pozita

Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt, ka nisur një fushatë kundër ministrit të Financave, Hekuran Muratit, ku kërkojnë dorëheqjen e tij, përcjell Periskopi.

Fillimisht, PSD përmes një peticioni, kërkuan dorëheqjen e ministrit Murati – kjo pasi në media u publikuan disa statuse në Facebook të Muratit të vitit 2016, kur shkruante për veteranët.

Së fundi, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë numrin personal të ministrit Murati, duke kërkuar që qytetarët t’i kërkojnë atij dorëheqjen nga pozita e ministrit.

Ministri Muratit, i është publikuar një status i vitit 2016 ku ofendonte rëndë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shkruante se “edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë se veteranët”

“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë – 3 muj ka 2 mijë euro bajnë 6 mijë euro për kry – 20 mijë mercenarë (të përgatitun ushtarakisht) kishin me na kushtue veç 120 milionë euro gjithsej, Edhe as faleminderit s’kish pasë nevojë me ju thanë”, kishte shkruar Murati më 1 tetor të vitit 2016.

 

 

 

Shpërndaje në: