Muriqi para ndeshjes me Shqipërinë: Ndeshjen miqësore, ne e konsiderojmë ndeshje vllazërore

Muriqi para ndeshjes me Shqipërinë: Ndeshjen miqësore, ne e konsiderojmë ndeshje vllazërore

Shqipëria dhe Kosova nesër do ta luajnë ndeshjen miqësore në “Elbasan Arena” para dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve, transmeton Periskopi.

Në stërvitjen e sotme kanë marrë pjesë 21 futbollistë ku grupit i është bashkëngjitur edhe sulmuesi Vedat Muriqi.

Prizrenasi, para pak minutash në llogarinë zyrtare të tij në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se ndihet i lumtur se do t’i rikthehet fushës së blertë.

“Jam i lumtur që, pas një kohe të gjatë, nesër do të jem në fushën e blertë. Gjithmonë, përballjet më të veçanta janë ato me Shqipërinë. Edhe pse zyrtarisht quhet “ndeshje miqësore”, ne e konsiderojmë ndeshje vëllazërore”, shkroi Muriqi në Facebook.

Vlenë të theksohet se, Muriqi mori një mori kritikash për mosardhjen e tij për ndeshjet e tetorit. /Periskopi

Shpërndaje në: