Mustafa: Nëse nuk do të tërhiqej Veliu nga Podujeva, ne do ta kishim edhe sot llapin të fituar

Mustafa: Nëse nuk do të tërhiqej Veliu nga Podujeva, ne do ta kishim edhe sot llapin të fituar

Isa Mustafa, ish-kryetar i LDK-së, thotë se nëse Agim Veliun nuk do të tërhiqej  nga Podujeva z. Veliu sot Podujevën do ta kishte fituar z.Veliu, përcjell Periskopi

“Ndoshta nuk është dashtë që ta bëjmë atë. Nuk është dashtë. Sepse z. Veliu ka dhënë një kontribut të madh në Podujevë. I ka fituar zgjedhjet disa herë atje. Ka qenë nënkryetar i LDK-së. Është themelues i LDK-së. Tash ndaj z. Veliut për një periudhë të gjatë është zhvilluar një fushatë mjaft e egër ndaj tij siç është zhvilluar edhe ndaj meje, mirëpo unë konsideroj që po që se nuk do të tërhiqej z. Veliu nga atje, ne do ta kishim edhe sot Komunën e Podujevës të fituar”, është shprehur ai.

Ai sërish është ankuar për shkarkimin e Veliut. Ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka respektuar marrëveshjen VV-LDK për bashkëqeverisje, me pikën për shkarkim të ministrave. Ka thënë se Veliu ishte bërë vetëm shkas për prishje të koalicionit, por se problemi, sipas tij, ka qenë te mospajtimet për qasjen ndaj SHBA-së.

 

Shpërndaje në: