“Simpati personale”: Mustafa zhvlerëson raportin e UNDP-së duke goditur Kurtin e Osmanin

“Simpati personale”: Mustafa zhvlerëson raportin e UNDP-së duke goditur Kurtin e Osmanin

Lidhur me statistikat e anketës së UNDP-së për percpetimin e publikut ndaj institucioneve, ka reaguar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai thotë se nuk e kupton se si një qeveri, e cila shkeli dy herë Kushtetutën të ketë përkrahke të tillë. Mustafa thotë se nuk beson që duhet të shkelet Kushtetuta për të fituar perceptim të qytetarët.

Në hyrje të shkrimit të tij, Mustafa ironizon me këshillën e ambasadorit gjerman, i cili dje ‘sugjeroi që të lexohen këto statistika pasi ato flasin vet’.

Kryetari i LDK-së, shkruan:

Të nderuar miq
U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet.
E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet.
Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët.
Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.
Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!
Prandaj, po i kexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika! IM

Shpërndaje në: