Mytaher Haskuka i VV-së vrojton zhvillimin e ‘hovshëm’ të Prizrenit

Mytaher Haskuka i VV-së vrojton zhvillimin e ‘hovshëm’ të Prizrenit

Në Komunën e Prizrenit është përuruar projekti i ‘pikës së vrojtimi’ që gjendet ndërmjet dy fshatrave Pousko dhe Jabllanicë.

Nga kjo pikë mund të shihet gati i tërë qyteti i Prizrenit. Ku për të parë nga afër dhe për ta përuruar ishte i pranishëm edhe kryetari Mytaher Haskuka, shkruan Periskopi.

Haskuka mori në sy pikën vrojtuese për të parë se si duket pamja për të cilën bëri thirrje që të ruhet e të mos dëmtohet.

Nuk dihet nëse Haskuka po vrojtonte ‘zhvillimin’ e Prizrenit apo thjeshtë po vrojtonte një pamje nga lart të qytetit.

Duhet theksuar se ky projekt i ka kushtuar komunës rreth 10 mijë euro.

Shpërndaje në: