Nagavci i përsëritë fjalët e Dimal Bashës, që tashmë i dijmë: Ndamë buxhet për 400 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

Nagavci i përsëritë fjalët e Dimal Bashës, që tashmë i dijmë: Ndamë buxhet për 400 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

Ministrja Arbërie Nagavci sot në Kuvend ka dalë të tregojë se si dialogu social nuk mungon me SBASHK’un, ndonëse Rrahman Jasharaj ankohet gjithë se nuk e kanë pranuar në takime derisa nuk nisi greva, transmeton Periskopi.

Ajo përmendi ndarjen e buxhetit për 400 asistentë nëpër shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta (ose aftësi të kufizuara). Në fakt, këtë përmendje e dëgjojmë thuajse në çdo adresim të Nagavcit gjë që po e cilësojnë sukses, ndonëse veç është obligim institucional t’ju sigurojnë qasje të barabartë dhe kushte fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.

E këtë angazhim, para  saj e përmendi edhe deputet Dimal Basha.

‘’Për të trajtuar me dinjitet mësimdhënësin, bëhet në Projektligjin për Paga, e jo me marrje të vendimeve në kohë fushate e në mënyrë arbitrare. I kemi trajtuar më mirë se asnjëherë më parë. Veprime nga an jonë ka apsë dhe do të ketë. Jemi të vetëdijshëm se sa shumë duhet në sistemin e arsimit.’’, shtoi ajo./PERISKOPI/

Shpërndaje në: