Napoli me Milanin ndajnë pikët, u shënuan 4 gola gjithsej

Napoli me Milanin ndajnë pikët, u shënuan 4 gola gjithsej

Ka përfunduar me barazim 2-2 ndeshja e zhvilluar në mes Napolit dhe AC Milan.

Ishte skuadra mysafire ajo që kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Hernandez.

Por rezultatin për Napolin arriti ta barazonte Di Lorenzo në minutën e 34’.

Në pjesën e dytë skuadra e Napolit arriti të kalonte në epërsi me golin e shënuar nga Mertens.

Kurse golin e barazimit për Milanin e shënoi Kessie nga penalltia, gol ky me të cilin edhe u përmbyll kjo ndeshje.

Me këtë barazim Napoli mbetet në pozitën e 6-të kurse Milan në pozitën e 7-të.

Shpërndaje në: