Napoli reagon pas fitores së Kosovës, kanë disa fjalë për Rrahmanin
Fitores së Kosovës siç duket i është gëzuar edhe gjiganti italian, Napoli.
Skuadra italiane ka bërë një postim në faqen e tyre zyrtare, ku kanë shkruar për paraqitjen e Rrahmanit me Kombëtaren e Kosovës.
“Amir Rrahmani luajti startues në fitoren 1-0 të Kosovës në shtëpi ndaj Moldavisë në Ligën e Kombeve të mërkurën. Mbrojtësi i Napolit u zëvendësua në minutën e 20-të pas një lëndimi”, ka shkruar Napoli.
Rrahmani ka bërë paraqitje mjaft të mira me Kombëtaren e Kosovës, e ku është vlerësuar shumë për këto paraqitje.
🇽🇰 | Rrahmani part of Kosovo victory
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/YAk80aphoo
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) November 18, 2020



