NATO diskuton sot dërgimin e armëve të tjera drejt Ukrainës

NATO diskuton sot dërgimin e armëve të tjera drejt Ukrainës

Avancimet ushtarake të Rusisë në Donbas janë shoqëruar me lutje më të zëshme nga zyrtarët e lartë ukrainas për më shumë armë perëndimore, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë zotuar për ta furnizuar Ukrainën me një numër të vogël të lansuesve raketorë për t’iu kundërvënë fuqisë shkatërrimtare të Rusisë.

Por Ukraina ka nevojë për më shumë armë dhe se ende është e tejkaluar në armatim. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të kryesojë një takim në Bruksel të një grupi më të madh të kontaktit të më shumë se 50 shteteve që janë përkushtuar për ta ndihmuar Ukrainën për të kuptuar se çfarë mund të bëhet më shumë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes gjithashtu do ta ndjekë takimin si shenjë solidariteti. Ministrat e NATO-s gjithashtu do të diskutojnë për aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin e tyre në NATO.

Turqia, në anën tjetër, ka thënë se është e gatshme ta vonojë aplikimin e tyre për më shumë se një vit nëse nuk pranon garancione se asaj do t’i merren parasysh shqetësimet rreth mbështejtjes së separatistëve kurdë.

Shpërndaje në: