NATO: Rusia të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina

NATO: Rusia të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko tha se vendi i tij nuk synin anëtarësimin e “menjëhershëm” në NATO, por fillimisht do të përqendrohet në zbatimin e reformave.

Duke folur në Kiev, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, ai tha se qeveria e tij do të ndërtojë një program të vërtetë reformash, për t’i përmbushur kërkesat për anëtarësim në NATO.

Stoltenberg, në anën tjetër, shprehu mbështetjen e NATO’s për Ukrainën dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, që planifikojnë fundin e konfliktit mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Ai gjithashtu konfirmoi se vendet anëtarë të NATO’s nuk e njohin aneksimin e rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014./Periskopi/

 

Shpërndaje në: