Nazlie Bala e quan të papranueshme për VV’në gjuhën fyese të deputetëve
Anëtarja e Kryesisë dhe drejtuesja e Sekretariatit të Gruas në VV, Nazlie Bala, ka reaguar në lidhje me polemikat në mes të Ganimete Musliut, Dardan Sejdiut dhe përfshirjen e Fisnik Ismajlit.
Bala ka qenë kritike ndaj gjuhës së përdorur nga deputetja Musliu dhe deputeti Fisnik Ismajli, duke thënë se komentet në lidhje me prindërit e sidomos për nënat janë të papranueshme për Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Periskopi.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithve të përmbahen brenda argumenteve politike.
“Shpifja e Ganimetes duhet të trajtohet me gjykatë. Veprimi i Dardan Sejdiut, është përgjigjia më e mirë për të. Kaq mjafton. Komentet e tjera në lidhje me prindërit e sidomos për nënat janë të papranueshme dhe nuk përkasin me Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Të gjithë duhet të përmbahemi brenda argumenteve politike”, ka thënë Bala. /Periskopi/



