Ndalesa e parë e Lushtakut pas lirimit, te varri i Adem Jasharit (Foto)

Ndalesa e parë e Lushtakut pas lirimit, te varri i Adem Jasharit (Foto)

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, është liruar sot nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Menjëherë pas lirimit nga burgu i sigurisë së lartë, Lushtaku ka shkuar fillimisht në Prekaz.

Ai ka bërë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe të rënëve tjerë nga kjo familje për liri.

Gjykata Supreme ka vendosur sot për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli. /Express/

Shpërndaje në: