Ndërhyrja e Casemiros në gjyqtarin e ndeshjes mbrëmë, mund të jetë gjëja më bizare që do shihni sot

Ndërhyrja e Casemiros në gjyqtarin e ndeshjes mbrëmë, mund të jetë gjëja më bizare që do shihni sot

Real Madridi regjistroi një fitore me shumë mund, 1-0, kundër Real Betisit të shtunën mbrëma.

‘Los Blancos’ po luftojnë për t’u kthyer nga një sezon i vështirë nën Zinedine Zidanen dhe pavarësisht turbulencave në disa muajt e fundit, ata kanë pasur një start solid të fushatës në La Liga këtë muaj, transmeton Periskopi.

Veç kësaj, mos të harrojmë se Zidane mbeti pa disa prej lojtarëve kryesorë këtë verë, me largimin e Sergio Ramosit, Raphael Varanes dhe të talentuarit Martin Odegaard.

Sidoqoftë, këtu jemi të flasim për momentin e Casemiros, i cili u përfshi në një incident bizar ku aksidentalisht ndërhyri në gjyqtarin e takimit. Po, e lexuat si duhet: ai rrëshqiti dhe ndërhyri në gjyqtarin.

Derisa u mundua ta fitonte posedimin e topit nga Real Betisi, 29-vjeçari ia huqi me kohën një ndërhyrjeje për ta rrëzuar për tokë gjyqtarin Alejandro Hernandez.

Fatmirësisht, gjyqtari dhe Casemiro e panë anën qesharake të situatës dhe eventualisht vazhdoi loja, por kjo nuk e bën incidentin më pak bizar.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: