Ndodh në Gjilan: Ia vodhi çizmet e 175 eurove në shtëpi, hajduti i bie pishman dhe ia kthen me kërkim falje

Ndodh në Gjilan:  Ia vodhi çizmet e 175 eurove në shtëpi,  hajduti i bie pishman dhe ia kthen me kërkim falje

Një qytetar nga Gjilani ka njoftuar për një rast vjedhje që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e tij.

Ai pasi kishte shikuar kamerat e sigurimit ka vërejtur se një hajdut ka hyrë fshehurazi në shtëpinë e tij duke ia vjedhur çizmet e dimrit.

I indinjuar ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook edhe videon duke kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta njohin personin që shihet në incizimet e kamerës.

Ai ka thënë se çmimi i këpucëve ishte 175 euro dhe nuk kishte kohë të gjatë që i kishte blerë.

Mirëpo, një ditë më vonë ka ndodhur një gjë e rrallë. Hajduti është penduar dhe ka vendosur tia kthejë këpucët e vjedhura duke i lënë edh enjë letër kërkimfalje. Ai aty thotë se ka gabuar dhe se kjo nuk do të ndodhë më kurrë.

https://www.facebook.com/motinegjilan/videos/872116509870038/

 

Shpërndaje në: