Ndodh për herë të parë: Rama dhe Meloni me mbledhje të përbashkët me kabinetet qeverisëse me këtë datë
Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.
Informacionet bëjnë me dije se mbledhja e qeverisë së Edi Ramës dhe Giorgia Meloni do të mbahet më 13 nëntor, transmeton tch.
Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e Mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.



