Ndryshime rrënjësore te Bayerni, largohen tre futbollistë të rëndësishëm
Bayern Munchen mund të përballet me një revolucion të vërtetë në merkaton e verës.
Mbrojtja duket se do të jetë problemi më i madh i kampionëve të Gjermanisë për sezonin e ri. David Alaba dhe Jerome Boateng do të largohen, ndërsa Bild ka mësuar se po mendon të largohet dhe Niklas Sule.
Shtatlarti i mbrojtjes ëndërron që të luajë në Premier Leaguen angleze me skuadrën e Manchester United.
“Djajtë e kuq” mund të rikthejnë vëmendjen te lojtari i kampionëve të Europës, pasi kanë nevojë për një mbrojtës.
Varane është emri që dëshirohet më shumë, por nëse nuk arrihet lojtari i Realit mund të mendohet për Sulen.



