Ndryshon bota siç e njihnim: Shkencëtarët zbulojnë super-materialin që mund të revolucionarizojë energjinë

Ndryshon bota siç e njihnim: Shkencëtarët zbulojnë super-materialin që mund të revolucionarizojë energjinë

Shkencëtarët e kanë gjetur materialin e parë që shfaq cilësitë e shumëkërkuara për përdorim në temperaturë dhome.

Ai është një superpërçues, gjë që nënkupton se elektriciteti qarkullon përmes tij me efikasitet perfekt – pa energjinë që humbet në nxehtësi.

Për momentin, shumë energji që ne gjenerojmë humbet për shkak të rezistencës elektrike, që humbet në nxehtësi, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Kështu që materialet “superpërçuese” të temperaturës së dhomës mund ta revolucionarizojnë rrjetin elektrik.

Deri në këtë pikë, arritja e super-përçimit ka kërkuar materiale të ftohta për të ulur temperatura. Kur cilësitë u zbuluan më 1911, ato u gjetën vetëm afër temperaturës së njohus si zero absolute (-273.15C).

Që prej atëherë, shkencëtarët kanë gjetur materiale që superpërçojnë në temperatura tepër më të larta.

Ekipi prapa këtij zbulimi të fundit thotë që ky është një avancim madhor në një hulumtim që ka zgjatur për më shumë se një shekull.

“Për shkak të limiteve të temperaturës së ulët, materialet me cilësi të tilla të jashtëzakonshme nuk kanë arritur ta transformojnë botën në atë mënyrë që mund të jetë imagjinuar,” tha Dr.Ranga Dias nga Universiteti i Rochester në New York.

“Sidoqoftë, zbulimi ynë do t’i thyej këto barriera dhe do të çelë dyert për zbatime të tjera potenciale.”

Diasi tha se superpërçuesit me dhomë të temperaturës “definitivisht mund ta ndryshojnë botën ashtu siç e njohim”. /Periskopi

Shpërndaje në: