Në ditën e derbit, ‘Skifterat’ urinojnë mbi flamujt e ‘Intelektualëve’ (VIDEO)
Kryendeshja e IPKO Superligës së Kosovës, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, zhvillohet sonte me fillim të orës 20:00.
Kjo supersfidë nuk do të zhvillohet në Gjilani por në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.
Këtë derbi e bëjnë të veçantë tifozëritë e të dy klubeve, për shkak të rivalitet të madh ndërmjet tyre.
Ultrasit e Gjilanit “Skiferat” tashmë kanë filluar ‘luftën’ me ultrasit e Dritës ‘Intelektualët’ , duke publikuar një video në rrjetin social, Facebook.
Në këtë video shihet një ‘Skifter’ duke urinuar mbi flamurët dhe banerët e ‘Intelektualëve’.
Ky reagim i tyre është si pasojë e një video që ‘Intelektualët’ e kanë publikuar një ditë më parë, në ‘folenë’ e tifozëve të Gjilanit në oborrin e shkollës “Selami Allaqi”.



