Në këtë ditë të vitit 2015, Stoke poshtëroi Liverpoolin 6-1, ndeshja e fundit e Gerrardit

Në këtë ditë të vitit 2015, Stoke poshtëroi Liverpoolin 6-1, ndeshja e fundit e Gerrardit

Kanë kaluar katër vite që prej kur Steven Gerrardi luajti ndeshjen e fundit për Liverpoolin.

Ndoshta lojtari më i mirë në histori të klubit, kapiteni i “Të Kuqve” përfundoi karrierën pa e fituar asnjë titull të Premier Leagues me skuadrën.

Ndeshja e tij e fundit në karrierë me klubin nga “Merseyside” ishte në udhëtim te Stoke City, në ndeshjen e fundit të Premier Leagues për atë sezon, transmeton Periskopi.

Gjithçka përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, me Liverpoolin që pranoi gjashtë gola në ligë për herë të parë në 52 vite, derisa pesë prej tyre erdhën në pjesën e parë.

Kështu, legjenda e Liverpoolit i dha fund karrierës së tij në futbollin anglez me humbjen më të madhe në pesë dekada. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: